“PDU, kongresi brenda dhjetorit”
Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi tha dje se kjo forcë politike do të mbajë kongresin brenda dhjetorit të këtij viti. Në një takim në Vlorë me anëtarë dhe simpatizantë të PDU-së, Idrizi theksoi se brenda qershorit do të përfundojë ngritja e strukturave në të gjitha degët. "Ne aspirojmë për të qenë shqiptarët e vërtetë të shekullit të '21 për të punuar për çështje që na iluminojnë e na bëjnë nder të gjithëve siç është çështja kombëtare e si pjesa më e rëndësishme e saj, mbetur pa zgjidhje çështja çame", theksoi Idrizi në këtë takim. Sipas kreut të PDU-së, kjo forcë politike do të jetë e organizuar në nivel kombëtar e lokal dhe struktura do të jetë e adoptuar për t'iu përshtatur sa më mirë sistemit zgjedhor.