E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet përdorimi i letrave me vlerë

 Përfshirja në procesin e legalizimit e bonove të privatizimit ka sjellë një tjetër ritëm në qarkullimin e këtyre të fundit. Sanksionimi për përdorim të tyre në një sërë ligjesh e projektligjesh për procese të ndryshme ka rritur interesin për to dhe rrjedhimisht edhe tregu është bërë më aktiv për sa i përket këmbimit. Aktualisht bonot e privatizimit shiten me vlerë rreth 13% duke u rritur me disa herë më shumë, krahasuar me vitet e kaluara. Përmes futjes në qarkullim të bonove të privatizimit synohet gjallërim më i madh i tregut të këmbimit të tyre. Procesi që ka përfshirë në masë pagesën me bono privatizimi është ai i legalizimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›