Xhafaj: Të verifikohen kartat e identitetit
03/06/2009 Socialistët letër KQZ-së, në qendër letërnjoftimet
“Partia Socialiste çmon se kjo është një kërkesë plotësisht e realizueshme”
Socialistët zbardhin kërkesën e tyre të parë lidhur me ditën në të cilën sovrani do t’u drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tij në legjislativ. Konkretisht, selia rozë kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve krijimin e mundësive teknike për komisionet zgjedhore (KQV) për verifikimin e vlefshmërisë së kartave të identitetit. Përmes një letre dërguar këtij institucioni si dhe OSBE–ODHIR-it, sekretari për çështjet ligjore dhe koordinimin Fatmir Xhafaj sqaroi se ku bazohet kërkesa për vendosjen e një pajisje të posaçme për verifikimin e letërnjoftimeve elektronike në KQV-të. Verifikimi i saktësisë dhe autenticitetit të dokumenteve të identifikimit që do të përdoren në procesin e votimit bëhet edhe më tej i domosdoshëm në kushtet kur raportohen pasaktësi në mbushjen e tyre dhe mundësi të aplikimit më shumë se një herë të një shtetasi. “Nisur nga eksperienca në vende të tjera ku në qarkullim janë gjendur edhe letërnjoftime elektronike të falsifikuara, nevoja për përdorimin e pajisjeve që do të bënin dallimin mes dokumentove të sakta, prodhuar dhe shpërndarë nga kompania ‘Aleat’ dhe atyre të falsifikuara, bëhet emergjente. Në këto rrethana, ju drejtohemi juve si institucioni përgjegjës përballë ligjit për administrimin, drejtimin dhe kontrollin e procesit parazgjedhor dhe atij zgjedhor që të shqyrtoni dhe të vendosni për krijimin e mundësive teknike për komisionet zgjedhore (KQV) për verifikimin e vlefshmërisë së kartave të identitetit”, - shkruhej në letrën që Xhafaj i drejtoi dje Komisionit Qendror Zgjedhor. Sipas tij, realizimi i kësaj kërkesë do të ndikonte në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme. “Partia Socialiste çmon se kjo është një kërkesë plotësisht e realizueshme dhe tërësisht e legjitimuar, e cila do të ndikojë pozitivisht në rritjen e besimit në procesin e votimit më 28 qershor 2009. Theksojmë se në funksion të detyrës kushtetuese e ligjore që ka KQZ-ja për përgatitjen dhe administrimin e zgjedhjeve besimi i palëve në këtë proces është thelbësor dhe garanci paraprake për vetë suksesin e procesit”, - theksohet në letër.
Akuza
Partia Socialiste akuzoi Ministrinë e Brendshme për shpërdorim detyre dhe falsifikim të informacioneve zyrtare. Sipas saj, mjaftojnë kundërshtitë dhe faktet e nxjerra nga analiza e vetë informacionit që është marrë nga Ministria e Brendshme për të ngritur hipotezën e akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të të dhënave zyrtare.