E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon parlamentarët francezë: Mbështetje për liberalizimin

TIRANë- Kryeministri Berisha priti sot në takim grupin parlamentar të miqësisë Francë – Shqipëri. Gjatë takimit, Kryeministri Berisha ndau me parlamentarët francezë të njëjtin vlerësim për marrëdhënie shumë të mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve, si dhe shprehën bindjen se këto marrëdhënie do të forcohen dhe më tej në të ardhmen, nisur nga fakti i mbështetjes që Franca dhe Presidenti Sarkozi i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë lidhur me integrimin e saj në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Berisha i informoi parlamentarët francezë mbi zhvillimet e fundit në vend dhe me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për tërheqjen e investitorëve të huaj, përfshi edhe investitorët francezë. Gjithashtu, Kryeministri Berisha i njohu të pranishmit në këtë takim edhe me arritjet e Shqipërisë në drejtim të procesit të integrimit, luftën kundër krimit, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, etj.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›