“Kriza“ Dule: Pro ngritjes së komisionit për hapjen e kutive
TIRANE- Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule flet për kutitë dhe kodin zgjedhor nga Gjirokastra. Ndërsa shprehet pro ngritjes së komisionit në parlament për hapjen kutive, Dule nënvizon edhe nevojën e rishikimit të kodit zgjedhor, sipas sugjerimeve të OSBE-ODIHR.
“Për ne është i kotë i gjthë debati që zhvillohët me objekt të hapen apo të mos hapen kutitë e votimit . Përgjigjen e ka dhënë Gjykata Kushtetuese në vitin 2003. Asgjë nuk mund të pengojë komisionet hetimore parlamentare të marrin në hetim dhe të kërkojnë transparence. Edhe sipas sugjerimeve të OSBE-ODIHR duhet të rishikojmë në aspekte të caktuara kodin zgjedhor“ u shpreh Dule.
Deklaratat e kreut të PBDNJ-së u bënë gjatë një konference për shtyp në Gjirokastër, ku qëllimi ishte denoncimi i vonesës së ndërtimit të rrugës së re Dhrimadhë - Sopik, një segment i shkurtër rrugor i financuar nga fonde te BE, që lidh Sopikun njërin prej fshatrave të krahinës së Pogonit me pikën kufitare të Drimadhës në kufirin grek.
(e.n/BalkanWeb)