Vizat, delegacioni i PE të dielën në Tiranë
TIRANË- Nje delegacion i Parlamentit Europian pritet të mbërrijë ditën e dielë në Shqipëri. Qëllimi kryesor i kësaj vizite do të jetë për të vëzhguar nëse vendi ynë i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave. Misioni i Parlamentit Europian do të kryesohet nga shefi i delegacionit për ballkanin Eduard Kukan, bëjnë të ditur mediat e huaja.
"Nuk kemi kohë për të humbur ndaj po vizitojmë Shqipërinë të dielën, sepse liberalizimi i vizave do të kishte kuptim nëse do realizohej përpara pushimeve të verës, në mënyrë që njerëzit të mund të udhëtonin lirshëm. Po aq i rëndësishëm është fakti që janë dërguar 3 grupe ekspertësh në Tiranë për të verifikuar përmbushjen e kritereve dhe raportet e dy grupeve të para ishin pozitive ndaj presim që dhe grupi i fundit të ketë po ashtu qëndrim pozitiv. Pra, kemi të bëjmë me një situatë ku Shqipëria po përmbush kriteret dhe logjikisht Komisioni përcaktoi kushtet, ju po i plotësoni ato dhe ne duam të rekomandojmë gjithandej se nuk duhet pritur më", u shpreh Kukan.
Eurodeputetët do të takojnë kreun e shtetit Bamir Topi, Kryeministrin Berisha, Ministrin e Jashtem, atë të Punëve të Brendshme si dhe do të vizitojnë zyrat kryesore përgjegjëse për përmbushjen e kritereve të kërkuara nga BE-së.
(m.a/News24/BalkanWeb)