E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takon veteranët e UÇK-së



Kryeministri Berisha priti dje një delegacion nga Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i saj, zoti Muharrem Xhemajli, të cilët ndodheshin në Shqipëri për të nderuar heronjtë dhe dëshmorët në ditën e 5 Majit. Z. Berisha shprehu nderimin e thellë për trimërinë, vetëmohimin dhe heroizmin e luftëtarëve të UÇK-së, duke nënvizuar se shqiptarët përjetësisht u detyrohen atyre, të cilët u treguan të pamposhtur, duke mbrojtur dinjitetin e kombit. Përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së falënderuan Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe i shprehën mirënjohjen e thellë për kontributin e tij, si dhe të mbarë shqiptarëve në pavarësinë e Kosovës. Veteranët e UÇK-së uruan Kryeministrin Berisha për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për hapat drejt integrimit në BE. Më tej, duke vlerësuar rolin që do të ketë rruga Durrës-Morinë, në lidhjet dhe shkëmbimet mes Shqipërisë dhe Kosovës, ata falënderuan Kryeministrin Berisha dhe qeverinë për përparësinë që i dha asaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›