E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderbeu Flamurtari vijojnë me turpe, 75 minuta lojë e bukur, pjesa tjetër degjenerim futbolli

SKENDERBEU- FLAMURTARI   4-1

Shënues : Shkëmbi 64′ , 76′, Muzaka 94′, Plaku96′/Veliu 2

Skenderbeu: Shehi, Radas, Bici, Arapi, Orelesi, Biskup, Shkembi, Muzaka, Kerçiku (Plaku 46′), Bratiç, D.Xhafaj. Trajner: S. Levi
Flamurtari: Spaho, Abraham, Veliu, Brahja, Sakaj, Shtubina (Selimi 61′), Pezo, Kuqi, Arbri, Progni. Trajner: Sh. Muça

Kartonë të verdhë: Spaho, Bratiç, Arapi, Bici,Brahja, Pezo

Me se fundi po luhet edhe ndeshja e shumepërfolur mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, takim i vlefshëm për Grupin B të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Përshkak të kushteve të vështira atmosferike takimi nuk luhet në Korçë, por në Pogradec.

Nuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri Çipi kërkuan që ndeshja të ndërpritej, pasi nuk mund të bëhej fjalë për futboll, sepse kishim një gjyqatrë të gjakosur. Zyrtartë e FSHF-së vendosën ta vijonë ndeshjen. Vlonjatët të pakënaqur dhanë urdhër që futbollistët të rrinë pasiv dhe korçarët të shënonin gola pa masë. Por ky urdhër herë zbatohej e herë jo, pasi jo të gjithë vlonjatët iu përgjigjen urdhërit. I gjithë takimi u mbyll me fitoren 4-1 të korçarëve.

Janë vlonjatët që e nisin shumë bukur takimin, pasi e gjejnë  golin që në minutën e dytë me anë të Franc Veliut, i cili ekzekuton mjeshtërisht një goditje standarte. Pra që në minutën e dytë Flamurtari i trajnerit Shkëlqim Muça udhëheq takimin.Pas golit të vlonjatëve janë korçarët ata që bëjnë të pamundurën për të shënuar, por pa rezultat. Madje në minutën e 18-të Skënderbeu arrin të shënojë me anë të vlonjatit Daniel Xhafa, por goli anullohet për pozicion jashtëloje të sulmuesit. Kështu që gjithçka vijon 0-1.Pjesa e parë mbyllet me fitoren 1-0 të Flamurtarit

Pjesën e dytë Skënderbeu e nis me nje zëvendësim ku Plaku hyn në vend të Kërçikut.  Korçarët i vijojnë sulmet drejt portës vlonjate, por pa qartësinë e duhur, që të dërgon te goli. Në minutën e 64-t Skënderbeu arrin të shënojë golin e barazimit me anë të kapitenit Blendi Shkëmbi.  Goli vjen si rezultat i një goditje dënimi, që gjuhet nga Muzaka, topi përplaset në mur dhe kthehet te Shkëmbi, që pa rënë topi në tokë e godet bukur dhe shënon, 1-1.Sapo hyn minuta e 76-të Bratiç gjuan nga distanca, topi devijohet nga Spaho, top i cili ka shkuar tek Shkëmbi, që nga distanca godet bukur dhe shënon, 2-1 për Skënderbeun. Por goli prodhon tension, pasi portieri Spaho me të drejtë proteston tek gjyqtari anësorë, pasi në rrezen e topit të gjuajtur nga Shkëmbi ndodhej Bratiç në pozicion jashtë lojë, që merr pjesë në aksion. Në këtë moment nga shkallët e stadiumit, ku ndodhej tifozeria korçare fluturon një send, që në vend të godasë portierin vlonjat godet gjyqtarin anësor. Nga godtija gjyqtari anësor gjakoset dhe duhej ndërhyrja e stafit mjekësor për të fashur kokën e anësorit. Gjithsesi pas një ndërprerje gati 15 minutëshe u vendos që gjytari i katërt Artan Taullaraj, zë vendin e gjyqtarit anësor të gjakosur.

Stafi teknik i Flamurtarit u jep urdhër lojtarëve vlonjatë që të rrinë pasivë në fushë, si shenjë revolte për ngjarjet e ndoshura në fushë. Me këtë pasivitet  korçarët arrijnë të shënojnë golin e tretë me Muzakën në minutën 95-të dhe 2 minuta më vonë me Plakun shënon golin e katërt.

Grupi B

Skenderbeu  3 pikëpikë

Vllaznia  3 pikë

Laçi  0 pikë

Flamurtari 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›