Reforma zgjedhore dhe votimi elektronik, sfidat e reja
Por në shtator, PS dhe PD nuk do të përballen vetëm me “fatin” e kutive të votimit. Zgjedhjet lokale që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm, kërkojnë edhe një kod zgjedhor të ndryshuar. Këto ndryshime të diktuara edhe nga zgjedhjet e vitit të shkuar pritet t’i vendosin përballë palët. Nga ana tjetër, përpjekjet e mazhorancës për të implementuar në disa zona edhe votimin elektronik përgjatë zgjedhjeve lokale, pritet të rindezin debatet dhe klimën e mosbesimit mes palëve. Presidenti Topi pritet të dekretojë datën e zgjedhjeve të ardhshme në muajin gusht dhe pas përcaktimit të saj palët duhet të nisin të bëjnë gati edhe strategjitë e tyre për lokalet e 2011-s.
#