E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte në kërkim, prangoset falsifikuesi i dokumenteve

Tiranë

Një 28-vjeçar i cili ishte në kërkim policor prej dy vjetësh për falsifikim dokumentesh, u arrestua nga uniformat blu në kryeqytet. Burime policore thanë se është vënë në pranga Femi Nexha, banor i fshatit Yrshek, fare pranë Tiranës. Po sipas tyre, ishin agjentët e kërkimit të Komisariatit Nr.6 në kryeqytet ata që e arrestuan në kushtet e flagrancës 28-vjeçarin, duke i treguar atij urdhër-arrestin e Prokurorisë së Durrësit. Sipas policisë, Femi Nexha ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Durrësit, pasi gjykata e qytetit, në vendimin e saj të datës 22 dhjetor të vitit 2008, e kishte dënuar Nexhën me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›