Amerikanët, vigjilentë në sallë për SHISH-in
Në sallën e Parlamentit ditën e djeshme nuk munguan edhe dy përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë ndjekur nga salla edhe gjatë seancës së kaluar diskutimet për ndryshimet në ligjin e SHISH-it. Kjo nismë është kundërshtuar që në muajin mars nga ana e ambasadorit amerikan në Shqipëri, Xhon Uidhers. Po kështu, pak ditë më parë, në një deklaratë për mediat në lidhje me ndryshimet në SHISH, kreu i ambasadës theksoi se qëndrimi amerikan për këtë çështje nuk kishte ndryshuar dhe ishte shprehur qartë në faqen zyrtare të ambasadës.
#