E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Berisha të përgjigjet pse pasurohen vetëm djali dhe vajza e tij”

Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste deklaroi përmes Elisa Spiropalit se Sali Berisha duhet të përgjigjet si dhe pse ndodhi që fëmijët e tij u pasuruan falë pushtetit të tij dhe pse fëmijët e njerëzve pa pushtet nuk mund të kenë fatin e fëmijëve të tij. Sipas selisë rozë , akuzat vulgare nuk janë përgjigje, duke nënvizuar me tej se “reagimet vulgare të pushtetit ndaj ngritjes së zërit tonë për pasurimin marramendës të familjes kryeministrore, janë tregues i nivelit mizerabël ku ka rënë ky pushtet i korruptuar që po degjeneron gjithçka, deri edhe gjuhën e folur në publik! Akuzat vulgare nuk janë përgjigje. Sali Berisha duhet të përgjigjet si dhe pse ndodhi që fëmijët e tij u pasuruan falë pushtetit të tij dhe pse fëmijët e njerëzve pa pushtet nuk mund të kenë fatin e fëmijëve të tij? Sali Berisha duhet të përgjigjet jo të abuzojë me një bashkëmoshataren time që e nxjerr para publikut duke e detyruar të flasë me një shqipe rrugaçërore! Sali Berisha duhet të më tregojë mua dhe gjeneratës sime pse në Shqipërinë e sunduar prej tij duhet të pasurohen vetëm vajza e djali i tij, ndërsa të tjerët duhet të luftojnë jo për t u bërë të pasur, por thjesht për të mbijetuar! Përgjigju, o sulltan komunist, që noton në këmbë dhe ecën mbi kurrizin e njerëzve”, përfundoi Elisa Spiropali.
Ky lajm është publikuar: 07/08/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›