E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: France-Shqiperi, te rritet bashkepunimi dhe ne nivel ekonomik

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kerkoi ne France, rritjen e bashkepunimit ekonomik dhe te investitoreve ne Shqiperi. Ne viziten zyrtare ne kete shtet, Topalli takoi dje Kryetarin e Senatit Gerard Larcher. Ne kete takim, Topalli nenvizoi rendesine e shkembimit te vizitave ne nivele te larta. "Kemi konstatuar se shkembimet ekonomike nuk jane ne nivelin e miqesise dhe mirebesimit mes dy vendeve. 30 milione euro nuk jane te mjaftueshme, prandaj ne diskutuam per mjetet dhe mundesite per permiresimin e situates", vleresoi Topalli. Nga ana e tij, kryetari i Senatit francez Larcher, dha garancine per mbylljen sa me shpejt te procesit te miratimit te Protokollit te anetaresimit ne NATO. Pas ratifikimit te MSA-se Franca, shume shpejt, pritet te ratifikoje edhe Protokollin per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Kryetarja Topalli, vleresoi faktin se gjeti jo vetem mbeshtetje per Ratifikimin e Protokollit te NATO-s, por dhe deshiren e vullnetin e mire, per te forcuar marredheniet me Shqiperine ne fushen ekonomike. "Per te qene konkret ne investimet e biznesit francez ne Shqiperi", u shpreh Topalli, duke theksuar se e informoi dhe mbi reformat qe po kryhen ne vendin tone dhe lehtesirat fiskale. Nderkohe ajo mori dhe premtimin per nje vizite te mundshme te Presidenti Sarkozi ne Tirane, vitin e ardhshem. Vizita zyrtare e kryetares se Kuvendit ne France, nisi me ftesen per te marre pjese ne seancen parlamentare ku kryetari i Asamblese Kombetare Bernard Accoyer njoftoi deputetet per viziten e kryetares se Kuvendit te Shqiperise dhe ne emer te tyre i uroi mireseardhjen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›