Berisha terhiqet perballe akademikeve
Kryeministri Berisha heq dore nga disa pika te reformes se Akademise se Shkencave. Akademiket do te trajtohen njesoj financiarisht dhe do te kete akademike te perjetshem, por pa specifikuar kushtet
Erald Kapri
Berisha terhiqet perpara akademikeve. Kryeministri Sali Berisha, dje, ne mbledhjen e Grupit Parlamentar te PD-se, eshte shprehur se pas disa konsultimeve te bera lidhur me projektligjin per Akademine e Shkencave, projekti ne fjale do te kete modifikime. Kundershtimi i ashper i akademikeve, por edhe e faktorit politik te brendshem, ka bere qe kryeministri te ndryshoje disa pika te reformes. Pika me e rendesishme, e cila eshte qe mosha mbi 70-vjeçare nuk lejon te jesh ne Akademine e Shkencave, kryeministri e ka zgjidhur duke caktuar se do te kete akademike te perjetshem. Ky titull, sipas Berishes, do te jete per figura qe jane te njohura dhe kane dhene per vendin, por nuk ka specifikuar kriteret te cilat do te mundin te japin nje titull te tille. “Shumica e vendeve kane te percaktuar moshen si kriter per akademiket, por krahas kesaj, eshte e domosdoshme qe te kete edhe akademike te perhershem. Te tille do te jene njerezit me kontribute te medha”, - tha kryeministri. Nje tjeter aspekt, ai i trajtimit financiar, kryeministri tha se kush fiton titullin “Akademik”, edhe pse nuk mund te jete pjese e Akademise se Shkencave, do te mund te trajtohet njesoj financiarisht. “Gjithsesi, dua te qartesoj se askujt nuk i hiqet titulli “Akademik” dhe trajtimi eshte identik, pa asnje ndryshim, persa i perket shperblimit. Qeveria ka bere nje vendim ne muajin prill, ne te cilin ajo merr persiper te shperbleje perjetesisht titullin “Akademik”, pavaresisht ne se ata jane akademike nderi apo akademike ne funksion, apo te perhershem”, - tha Berisha.
Analiza
Kryeministri nuk analizoi ne grupin parlamentar te partise se tij, arsyen e ndryshimeve te ketyre pikave duke theksuar se ky ishte edhe vullneti i qeverise qe ai drejton. Gjate mbledhjes se grupit te PD-se, kryeministri u ndal ne pjesen administrative te Akademise se Shkencave, duke theksuar ne efektivitetin e ketij institucioni shkencor. “Natyrisht, ne formen aktuale te organizimit ne Akademi do te kete njerez me rroge, si kryetari i Akademise, sekretari i Pergjithshem dhe ndonje funksion qe do ta gjykoje vete Asambleja. Ndersa te tjeret, pa perjashtim, do te kene te njejtin trajtim. Mendoj se ky ligj nuk ka ndonje komplikim. Ai finalizon reformen ne menyre perfundimtare dhe me vendosjen e akademikeve te perhershem u jep zgjidhje edhe problemeve te lindura”, - perfundoi per kete çeshtje kryeministri. Prej disa javesh, politika, por edhe bota akademike, ka qene e perfshire ne nje debat ne lidhje me funksionimin e ri te Akademise se Shkencave.
Mbledhja
Kartolina e Vitit te Ri do te jete nje shperblim per pensionistet dhe rrogetaret shteterore, te cilet do te perfitojne perkatesisht 5 mije leke per çdo pensionist, ndersa rrogetaret do te trajtohen me page te trembedhjete. “Kjo shume shkon rreth 30 milione dollare. Por pavaresisht kesaj, ky vendim ka ne vemendje dy gjera: e para, festat e fundvitit nuk mund te beheshin pa nje shperblim per ta. E dyta, ne kete menyre iu dha pergjigjja me e merituar inflacionit. Kjo gje mbi-indekson pensionet dhe me kete shperblim tejkalohet qartesisht niveli i inflacionit. Ky eshte nje lehtesim shume i madh per ne. Kete vendim qeveria do ta sjelle si dekret tek ju dhe shpresojme qe te miratohet sa me shpejt. Do te operohet me dekret per faktin se ai duhet te hyje menjehere ne fuqi, para votimit, ne menyre qe Instituti i Sigurimeve Shoqerore te ndermarre te gjitha masat per dhenien sa me shpejt te kesaj shume”, - tha Berisha ne mbledhjen e Grupit Parlamentar te PD-se. Kryeministri kerkoi ne fundin e mbledhjes edhe miratimin sa me te shpejte te ligjit per ushqimin dhe shpejtimin e punes ne Komisionin Parlamentar te Veprimtarise Prodhuese.
18 Dhjetor 2007