Paradoksi, nenat e denuara nuk kane favorizim
Projektligji i ri ka shfuqizuar nje pjese te nenit persa u perket te denuarve te mitur apo grave nena. Ligji aktual percaktonte se per te denuarit e mitur dhe per grate qe kane femije te mitur behet nje program i posaçem dhe favorizues per lidhjet me familjen. Pikerisht kjo pike, qe percaktonte edhe kete program per nenat e denuara dhe te miturit, eshte hequr. Projektligji nuk ka njohur specifikisht lehtesira te tjera qe ligji duhet t’ia njohe ketyre kategorive te burgosurish. Pjesa tjeter qe lidh familjet me te burgosurit ka mbetur e paprekur, si i denuari mund te informoje menjehere familjaret per futjen e tij ne nje institucion ose kur transferohet prej tij. Ne rast vdekjeje ose semundjeje te rende fizike ose psikike te nje te denuari, duhet te njoftohen menjehere familjaret. Institucioni njofton menjehere te denuarin kur vihet ne dijeni per vdekjen e te afermeve te tij. Per te denuarit e semure rende ose me shqetesime psikike, njoftimi behet vetem me pelqimin e mjekut.
Vizitat ne burg, ne doren e drejtorit
Drejtori i burgut eshte i vetmi autoritet qe mund te firmose nje autorizim qe mund te lejoje çdo qytetar te takoje te burgosur. Per nje zbatim praktik jane thjeshtesuar procedurat e vizitave ne burg. Nje kategori e caktuar njerezish, si kreret e shtetit, deputetet etj, mund te vizitojne burgun pa autorizim por familiaret e te burgosurve duhet te kete autorizimin e drejtorir te burgut per te hyre brenda. Ne rast se drejtori i burgut refuzon dhenien e autorizimit pa ndonje shkak te ligjshem, atehere çdo person ka te drejte te ankohet ne Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve per ta ndjekur administrativisht. Ne rast se mungon pergjigjja nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, atehere mund t’i drejtoheni gjykates.
18 Dhjetor 2007