E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te henen, Bashes qytetar i thjeshte, pritet t’i hiqet imuniteti

Diten e hene Kuvendi pritet te miratoje raportin e pergatitur nga Keshilli i Rregullores se Mandateve per heqjen e imunitetit te ministrit te Jashtem, Lulzim Basha. Kryetarja e ketij Keshilli dhe e Parlamentit, Jozefina Topalli, u shpreh e gatshme ne emer te maxhorances qe ky raport te votohet, duke bere qe ministri Basha te mos kete imunitetin e deputetit, por te gezoje privilegjet e nje njeriu te thjeshte. “Nderkohe, ne kemi nje çeshtje ne dore, te cilen kurrsesi nuk mund ta leme te kaloje ne sesionin tjeter. Po keshtu, kemi marre nje vendim dhe kemi shprehur nje vullnet qe brenda ketij sesioni duhet hequr imuniteti i z. Basha, ndaj une ju paraqes sot nje draft-raport per te cilin ju duhet te jepni mendimet tuaja”, - tha Topalli. Kryetarja e Keshillit te Mandateve shtoi se ky draft, per deputetin Basha duhet te paraqitet sa me shpejt ne Kuvend, ne menyre qe diten e hene te finalizohet votimi. “Nje baze mbi te cilen mund te punojne ose jo te dyja palet, por qe deri te merkuren raporti perfundimtar duhet te depozitohet, ne menyre qe Keshilli ta miratoje te enjten. Ai do te votohet ne seance plenare. Ne rast se nuk ndiqet kjo procedure, kerkesa per heqje imuniteti kalon ne sesionin tjeter dhe rregullorja nuk te jep mundesi te ecesh perpara. Une kerkoj nga ju qe raportin ta keni dorezuar te merkuren, me qellim qe te henen ne Kuvend te behet votimi”, - tha kryetarja Topalli. Opozita ka kerkuar qe kjo çeshtje te ndiqet seriozisht dhe qe Prokuroria te kete te njejtin ritem pune qe pati nisur ish-kryeprokurori Sollaku, duke kerkuar qe prokuroret e kesaj çeshtjeje te mos nderrohen. “Vleresojme vullnetin e qarte te shprehur nga znj. Topalli per heqje imuniteti. Eshte nje vullnet qe duhet pershendetur, por prokurorja e Pergjithshme te mos ndryshoje prokuroret qe e kane hapur kete çeshtje dhe vullneti i organit te akuzes te vazhdoje edhe ne te ardhmen, sepse nje nga stacionet e reja ku kalon rruga Durres-Kukes eshte edhe Prokuroria e Pergjithshme”, - u shpreh deputeti socialist Petro Koçi

18 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›