E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, thirrje PS-se: Largoni piromanet nga zjarret Eva Gjura

Situata e zjarreve ne vend ka marre dje ne mbledhjen e qeverise vemendjen me te madhe te Kryeministrit Berisha. Kreu i qeverise eshte ndalur gjate ne kete ceshtje duke u shprehur se vera e nxehte ka bere qe te shkaktohen shume zjarre, por ne baze te hetimeve ka rezultuar se pjesa me e madhe e ketyre zjarreve kane rezultuar te qellimshme, ndersa i beri thirrje kryetarit te opozites, z. Rama, te largoje piromanet nga zjarret dhe te mos e shfrytezoje kete situate per kapital politik. “Eshte per t’u dhimbsur fakti qe opozita, ne nje tradite unike, te pashembullt, ne cdo lloj fatkeqesie natyrore mendon se do te nxjerre kapital politik duke bertitur. Dhe po te vini re, ne asnje nga deklaratat e panumerta te tij per zjarret, nuk eshte bere qofte dhe njehere thirrje per te denoncuar zjarrvenesit, nuk eshte bere asnje here thirrje per te mbeshtetur zjarrfikesit. Nje eksponent kryesor i PS-se do ti telefononte me shume te drejte ministrit per t’i kerkuar ndihme per zonen e tij. Por, kur ministri i thote se ata qe jane arrestuar jane militante te thekur tuajt, telefoni u mbyll. Une nuk them se eshte nje organizim qendror, por nje thirrje, nje denoncim i zjarrvenesve duhet bere, sepse jane kriminele, jane zjarrvenes”, - eshte shprehur Kryeministri. Duke u ndalur ne disa te dhene nga hetimet paraprake qe jane bere, Kryeministri informoi se gati 99.9 per qind e zjarreve, jane vepra te ligesise, kriminalitetit njerezor, piromane keqdashes, ziliqare qe djegin pronen e njeri - tjetrit. “Jane arrestuar mbi 70 persona te dyshuar per implikime ne keto zjarre, jane kapur ne flagrance duke vendosur keto zjarre”, - u shpreh Kryeministri, i cili theksoi se me gjithe ndalimet qe ka bere policia, eshte prokuroria ajo qe i le te lire. “Nje banor nga Golemi i Gjirokastres me dergoi dje nje mesazh ku thoshte se x person vuri zjarrin dhe na dogji, policia e arrestoi, por me pas e liroi prokuroria”, - u shpreh Berisha. Per Kryeministrin, krimet e zjarrit jane krime te renda, pavaresisht se ne ligjin tone, i cili, sipas tij, duhet te rishikohet nuk percaktohet si krim i tille. “Ky eshte krim i rende, por, per fat te keq, ne te tille klasifikojme vetem ate qe eshte i organizuar. Sipas ligjit tone, qe te konsiderohet krim i rende, duhet te kete me shume se nje person. Ky mund te jete krim solitar, por eshte shume i rende dhe shume kercenues”, - ka deklaruar Kryeministri. Per kapercimin e kesaj situate, Kryeministri falenderoi strukturat e BE-se, NATO-s dhe qeverite e vendeve mike per ndihmesen e dhene ne perballimin e situatave te zjarrin ne Shqiperi. Kryeministri shprehu gjithashtu mirenjohjen me te madhe edhe per mbi 1500 efektive te Forcave te Armatosura, 850 punonjes te sherbimit zjarrfikes, 800 punonjes te sherbimit pyjor, qindra punonjes te Policise se Shtetit, per banoret, te cilet jane perballur ne te kater anet e vendit me keto vatra zjarri, ne kushte te veshtira. Berisha tha se deri me tani jane djegur 1690 ha pyje dhe 600 ha shkurre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›