Holokausti, Berisha: Te sherbeje si mesim kunder racizmit
Kryeministri Berisha ishte dje i pranishem ne konferencen nderkombetare ne kujtim te Holokaustit, e cila organizohet nga Presidenca Shqiptare e Komitetit te Ministrave te Keshillit te Europes. Ne kete konference 3-ditore, e cila po zhvillon punimet ne ambientet e Muzeut Kombetar ne Tirane, merrnin pjese perfaqesues nga vende te ndryshme te Keshillit te Europes, nga Komiteti Hebraik i Frances, ministra te kabinetit qeveritar, perfaqesues te komuniteteve fetare ne vendin tone, si dhe perfaqesues te trupit diplomatik, pedagoge, studiues etj. Ne nisje te kesaj konference, Kryeministri Berisha shperndau certifikatat qe u ka akorduar 14 qytetareve nga vende te ndryshme si Shqiperia, Franca, Kroacia, Belgjika, Zvicra, ne shenje mirenjohje ndaj atyre qe mbrojten nderin e njerezimit gjate Holokaustit. Ne fjalen e tij pershendetese, Berisha u shpreh, se kjo ceremoni e organizuar ne kuadrin e kryesise se radhes se Keshillit te Europes se Shqiperise nderon qytetaret nga vende te ndryshme te Europes, si dhe familjet e tyre, te cilat ne momentet me te veshtira dhe me kritike te qyteterimit qendruan ne anen e vlerave njerezore, si perfaqesues te pamposhtur te moralit qytetar njerezor. Duke e cilesuar Holokaustin si procesin dhe aktin me barbar e me cnjerezor, qe eshte kryer nga qyteterimi perendimor ne shume e shume shekuj, Kryeministri theksoi se ai duhet t’i sherbeje njeriut dhe njerezimit si nje mesim shume i madh kunder racizmit, per te mos reshtur kurre perpjekjet per nje shoqeri tolerante si kushti me i sigurt per te ardhmen qe meritojme.