E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha thirrje emergjencave, për gatishmëri non stop

Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje banorëve në zonat e përmbytura të nën Shkodrës të evakuohen, dhe të largohen fëmijët, të moshuarit dhe gratë, ndërsa për çdo familje të qëndrojë nga një burrë, që do të furnizohen me ushqimet e nevojshme nga varkat e vëna në dispozicion. Ditën e djeshme, kreu i qeverisë ka inspektuar punimet e bëra në ndërtimin e argjinaturës së lumit Mat, ku i konsideroi jashtëzakonisht efikase. Berisha e konsideroi këtë zonë të sigurt

nga përmbytjet, por kërkoi përqendrim të vëmendjes në zonat e Fushë Kuqes dhe Tales. Natyrisht, emergjenca duhet rritur për të qenë gati në çdo moment, sepse priten mote dhe këto janë punët e perëndisë, ndërsa punët tona janë këto këtu. E ka thënë dhe e thotë: Ndihmo veten, të të ndihmoj. Ndaj, ne duhet të bëjmë çdo gjë, u shpreh kryeministri Berisha. Më tej, kreu i qeverisë theksoi se zona është e siguruar, por prapë në Fushë Kuqe dhe Tale duhet përqendrim, ku vlerësoi si shumë të mirë menaxhimin e deri tanishëm të situatës, por theksoi se ky mund të jetë vetëm fillimi i një moti që mund të vazhdojë gjatë dhe nuk ka parashikim. Sipas tij, problemet më kryesore janë në zonën e nën Shkodrës, atje është ekosistemi ujor më mahnitës. Pavarësisht nga moti, në kufirin që është Liqeni i Shkodrës është lumi i Bunës, është lumi Drin, është deti dhe ndërveprimi i tyre mund të bëhet problematik. Nuk mund të themi se jemi jashtë rrezikut, por ajo që mund të themi është se ky rrezik po menaxhohet me një efiçencë të madhe, nënvizoi ai. Kreu i qeverisë theksoi se pavarësisht deklaratave të opozitës, e cila u kujtua vetëm ditën e hënë për kritikat e saj, një gjë është e sigurt se në origjinë të këtij problemi është Komani. Ai theksoi se ky liqen nuk është i madh dhe nuk ka ku të hapet, përveç se të përmbytë veprën e prodhimit të Fierzës. Liqeni i Komanit është një liqen i cili maksimumin e ka 176 m3/s dhe nuk mund të shkojë më shumë, sepse kërcënon dhe Fierzën. Kurse efiçenca po zbriti nën 170 m3/s i bie. Pra, pati një vërshim shumë të madh të lumenjve të Alpeve. E vërteta është se Fierza atë ditë Fierza u mbyll për të mos shtuar ujera në Koman, por prurjet ishin shumë të mëdha nga lumenjtë e Alpeve dhe këto bënë që të hapet tuneli i Komanit, i Vaut të Dejës, kurse këto 2-3 ditë është derdhur edhe nga Fierza. Derdhja është bërë për përkujdesje, sepse ka një rregullore që në mote të mëdha këto hidrocentralet duhet të shkarkohen. Vetëm Vau i Dejës ka kapacitete shkarkuese mbi 6000 m3/s. Kjo është e parashikuar, nuk ka rrugë tjetër. Po ashtu dhe Komanit nuk ke çti bësh, është i ngushtë dhe duhet të shkarkohet, sqaroi Berisha. Kreu i qeverisë bëri me dije se gjatë dhjetorit, Komani është mbajtur në nivele fare të ulëta, por që nuk mund të përsëriten më situatat e mungesës së energjisë. Këtë ta harrojë kushdo, sepse do të bëhet çdo gjë që vendi të ketë energji. Shifrat janë, kush do të shkojë ti marrë. Mesa di ato publikohen çdo ditë dhe le të shkojnë ti marrin e të shohin nivelet. Nivelet kanë qenë fare të ulëta. Madje, do të thosha se për mua kanë qenë më të ulëta seç duhet. Por, kjo është detyre e specialistëve dhe jo e imja, përfundoi kryeministri Berisha.

Last Updated on E Marte, 05 Janar 2010 23:35

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›