E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët socialistë ndjekin nga afër situatën në Shkodër e Lezhë

Deputetët socialistë të qarkut të Shkodrës, Ilir Beqja dhe Astrit Beci, kanë ndjekur nga afër situatën në komunën e Anës së Malit, ku situata sa vjen e përkeqësohet. Përveç Obotit janë përmbytur pjesërisht dhe tre fshatra të tjerë, Xhakaj, Kurt dhe Goricë. Niveli i ujit ndërkohë po rritet, kanë bërë me dije deputetët e këtij qarku. Ndërsa deputeti i Lezhës, Gjovalin Kadeli ka qenë në Tale dhe në Shëngjin. Situata në këto zona me reshjet e djeshme

ka krijuar sërish problematikë, por jo emergjencë. Dëmet materiale në këto dy zona janë të mëdha pasi janë përmbytur mjaft shtëpi. Deputeti i PS-së, Kadeli në bashkëbisedim me banorët e dëmtuar është shprehur se opozita është solidarizuar me shqetësimin e tyre dhe do bëjë gjithë presionin e duhur ndaj qeverisë që premtimet këtë herë mos mbeten vetëm në ekranet e televizioneve, por banorët e Tales dhe të Shëngjinit të  dëmshpërblehen financiarisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›