PE miratonrezolutën: Vendet BEtë njohin Kosovën
STRASBURG- Parlamenti Europian në Strasburg miratoi sot rezolutën për Kosovën në të cilën i bën thirrje të gjithë vendeve anëtarë të BE-së të njohin pavarësinë e saj. Rezoluta u miratua me 455 vota pro dhe 155 vota kundër.
PE “ mirëpret njohjen nga të gjithë vendet anëtarë të pavarësisë së Kosovës” thuhet në rezolutë , Më tej kujtoj se shpallja e pavarësisë më 18 shkur 2008 është njohur nga 66 shtete, duke nënvizuar se “22 vende anëtare të BE-së kanë njohur Kosovën, ndërsa 5 vende të tjera se kanë njohur atë ende.”
Rezoluta gjithashtu i bën thirrje vendeve anëtare të BE-së të kenë qasje të përbashkët ndaj KOsovës. Në Rezolutë përmendet edhe qëndrimi i Beogradit drejt Kosovës.
“Meqënëse njohja zyrtare e Kosovës aktualisht nuk është një alternativë e mundshme për Beogradin, PE i bën thirrje Serbisë të jetë realiste në lidhje me cështjen e statusit dhe të mos pengopjë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.” Thuhet në rezolutë.
Mocioni i referohet gjithashtu dhe opinionit të ardhshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarëisë së Kosovës e cila pritet të jepet në fund të këtij muaji. Në tekst theksohet se “Opinioni i ardhshëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me ligjshmërinë e shpalljes së pavarëisë së Kosovës nuk duhet të ndikojë në përkushtimin e palëve ndaj marrëdhënieve të mira në interes të popullsive respektive.
Eurodeputetët insistojnë në përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. Rezoluta sugjeron që Kosova duhet të përfshihet në proces sa po të plotësojë kushtet.
P”ër këtë qëllim, Komisioni duhet t’i komunikojë pa vonesë autoriteteve të Kosovës hapat që duhet të merren për përgatitjen e udhëzuesit për liberalizimin e vizave”- thuhet në rezolutë.
Eurodeputetët më tej i bëjnë apel të gjithë partive politike të bëjnë progres në reformat kyce si lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, decentralizimit dhe reformës në administratën publike.
Në rezolutë theksohet se “Shqetësimi i madh për përhapjen e korrupsionit, i cili mbetet një nddër problemet më të mëdha në Kosovës së bashku me krimin e organizuar.
Eurodeputetët kërkuarn përfshirjen në rezilutë dhe të një amendamenti të ri në të cilën dënohej dhuna e javës së kaluar në veri të Mitrovicës. Parlamentarët europianë theksojnë se situata në veri të Kosovës është shkak për shqetësim.
“Forcat e EULEX duhet të shtojnë masat në veri të Kosovës në mënyrë që rriten marrëdhëniet ndëretnike .
(s.g/balkanWeb)