E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, ekzekutohet Franc Konomi

Rikthehen vrasjet për ata që prej 20 vjetësh i njohin si legjenda e rrugës "Bardhyl". Franc Konomi i akuzuar për vrasjen e Gazment Muçës, është ekzekutuar të enjten në mesditë në Tiranë pasi dy persona të panjohur kanë derdhur në trupin e tij një karikator me fishekë. Ndonëse i është ardhur në ndihmë, Konomi ka mbërritur në spitalin ushtarak i vdekur, ndërkohë që sapo është përmendur emri i tij, gati i gjithë opinioni në Tiranë ka sjellë në vëmendje ngjarjet e hershme zinxhir që kanë ndodhur pas vitit 1990 duke patur personazh Franc Konomin 46-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në një vend shumë të populluar pranë sheshit "Avni Rustemi" kur Konomi ishte duke nxjerrë një makinë tip benz nga garazhi, por që dy persona që lëviznin me motorr i kanë prerë rrugën dhe e kanë ekzekutuar në vend.

Nga mënyra e ezkekutimit, kemi të bëjmë me një
plan të detajuar dhe se mirëorganizuar. Sipas të dhënave të para nga mjekësia Ligjore mësohet se vdekja ka ardhur si pasojë e plagëve të marrë pothuajse në të gjithë trupin e Konomit.

Deri tani policia nuk ka dhënë asnjë variant zyrtar, por burime të "Ora News" thanë se kemi të bëjmë me një hakmarrje, por pa përcaktuar se për cilën ngjarjet bëhet fjalë. Gjithsesi, vrasjet zinxhir që nisën në 7 prill të vitit 1992 me vrasjen e Gazment Muçës përbëjnë pikën më të rëndëishsme të startit të hetimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›