E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e FrancKonomit, debat në parlament

TIRANE-Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci në fjalën e tij para parlamentit sot iu referua dhe ekzekutimit që iu bë një personi në mes të Tiranës. Sipas Rucit, gjendja në Shqipëri nuk është e qetë pasi krimi ndodh kudo dhe kurdo, ndërsa shteti nuk vepron.
“Dhe vrasja e sotme zotëri ka vetëm një emër, Krim. Krim që ndodh në mes të ditës, në mes të Tiranës, nuk e kam idenë kush është vrarë, kush është personi, por në rast se ishte kriminel, merreni dhe futeni në burg”.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha. “Po spekulloni me këto që thoni zoti Ruci. Po luani me lotët dhe dhimbjet e njerëzve”, theksoi Basha.

Sot rreth orës 12:00 në afërsi të sheshit “Avni Rustemi” pak metra larg qëndrës së Tiranës u ekzekutua me armë 46 vjecari Franc Konomi, personazhi i njohur në botën e krimit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›