Malësi e Madhe, vritet për një vijë uji 60-vjeçari
Nje 60-vjeçar nga komuna Pult e Malësisë së Madhe është vrarë me armëzjarri. Viktima është Ndoc Prroj dhe sipas policisë, gjithçka ndodhi pas një konflikti për një vijë uji. Një natë më parë ka ndodhur një përplasje mes viktimës dhe disa personave. Viktima ka kërkuar ndihmën e policisë e cila ka shoqëruar një person, por një ditë më vonë djali i personit të arrestuar në shenjë hakmarrje qëlloi me armë zjarri dhe vrau paditësin e të atit të tij.