E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, titullar për herë të parë në humbjen e Arminias

Më në fund vjen edhe momenti që Besart Berisha të luajë titullar për herë të parë në një ndeshje zyrtare të Arminias së Bielefeldit. Një gjë e tillë është konkretizuar të martën në takimin që skuadra e tij e re (me të cilën u bashkua vetëm gjatë merkatos së kësaj vere) luajti në kompeticionin e dytë për nga prestigji në futbollin vendas, Kupën e Gjermanisë, kundër ekipit të kategorisë së tretë Eintraht Trier. Trajneri i Arminias i besoi kosovarit një vend në 11-she si sulmuesi i vetëm i skuadrës, pasi tekniku kishte menduar më shumë për një lojë mbrojtëse në këtë sfidë të parë. Por loja e tij nuk ka qenë në nivelin e duhur. Gjithsesi Arminia shënoi dy gola të shpejtë, por më pas vendasit e përmbysën rezultatin, duke triumfuar me rezultatin 4-2. Berisha deri tani ishte aktivizuar si zëvendësues në tre nga gjashtë ndeshjet e këtij sezoni në Bundesliga 2, ku ka akumuluar në total një minutazh të pakët loje, vetëm 45 minuta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›