Man. Siti tani është i gjithi i Sheikut
Transaksioni është kompletuar: Që dje Mançester Siti është një klub totalisht në pronësinë e sheikut Mansur, pronarit të "Abu Dhabi United Group", i cili kishte marrë kontrollin e skuadrës nga ish-kryeministri tajlandez Taksin Shinauatra, që gjithsesi kishte mbajtur një 10% të klubit të "Sitizensave". Shinauatra më në fund është dorëzuar dhe tashmë sheiku është pronari i vetëm i klubit. Pas blerjes së Robinjos në sezonin e parë dhe tentativës së dështuar për të marrë Kakanë, Mansur ka përforcuar ekipin me Adebajor, Ture, Tevez e Bellami.