E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet Ibrahimoviç, rrezikon Championsin

Zlatan Ibrahimoviç dëmtohet në kaviljen e djathtë gjatë takimit Barcelona-Santander, duke rrezikuar edhe ndeshjen e ardhshme. "Analizat e kryera mëngjesin e sotëm kanë konfirmuar një dëmtim të lehtë në kaviljen e djathtë. Prezenca e lojtarit në ndeshjen me Malagën është e pasigurt", thuhet në komunikatë në faqen zyrtare të klubit. Sipas mediave lokale, Ibra do të qëndrojë larg fushës për dhjetë ditë dhe nuk do të marrë pjesë as në takimin e Champions League kundër Dinamos së Kievit të Andri Shevçenkos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›