Berisha, tjetër skemë për kartat e identitetit
Qeveria "ofron" para dhe suksese përpara zgjedhjeve. Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje i bindur se do të rrisë rrogat e ulëta të administratës, mësuesve dhe mjekëve, teksa premtoi edhe rritjen e pensioneve, duke filluar nga data 1 maj. Përpos kësaj, kreu i qeverisë u shfaq optimist se qytetarët pa pasaportë që duan të votojnë do të pajisen me karta identiteti brenda afatit të caktuar. Ndërsa për çështjen "Basha", Kryeministri shpërtheu sërish në kritika ndaj prokurorisë.
Paga
Duke filluar nga data 1 maj, 6800 lekë do të jetë pensioni minimal në fshat. 12200 lekë do të jetë pensioni minimal në qytet. "Me këto rritje, qeveria i jep përgjigje mjerimit dhe varfërisë. Mbi 300 mijë familje shqiptare përfitojnë nga ky vendim", u shpreh Berisha. Rritja e rrogave ka zënë vëmendjen kryesore të Kryeministrit në konferencën e djeshme. Shefi i qeverisë theksoi se më 1 maj nuk do të rriten rrogat e zyrtarëve të lartë, si deputetë, ministra apo drejtorë të lartë për shkak se duhet të ngushtohet diferenca e rrogave të ulëta dhe rrogave të larta. Rritja e rrogave dhe pensioneve, sipas Berishës, nuk ka qëllime elektorale. "Ne i rritëm rrogat në 2006-ën, 2007-ën dhe 2008-ën. Kjo dëshmon se rritja nuk bëhet për qëllime elektorale", u shpreh Berisha.
Kartat
Kryeministri publikoi dje skemën e re për marrjen e kartave të identitetit. Berisha bëri me dije se kryetarët e komunave do të blejnë kuponët për çdo person që merr ndihmë ekonomike. Egzekutivi do të kompensojë 1000 lekë për këtë kategori, ndërsa 200 lekëshi do t‘u mbahet nga pagesa ekonomike e muajit prill ose maj. Berisha sqaroi se fakultetet do të blejnë kuponët për studentët dhe do t‘ua shpërndajnë atyre. Studentët do të hyjnë në provim duke paraqitur kartën në sekretari, për të dorëzuar 200 lekëshin që u takonte, duke shmangur parapagimin. Pensionistëve me pension minimal, në datën 1 maj, përveç rritjes së pensionit, qeveria do tu vendosë në pagesën mujore edhe 1000 lekë shtesë për kompensimin e kartave. Pensionistët të cilët nuk janë të pajisur me kartë, pas dy muajve, nuk do të mund të marrin dot pensionin pa dorëzuar fotokopjen e kartës së identitetit.
"Këto masa bëhen të domosdoshme për shkak të zgjedhjeve", u shpreh Berisha. Ata persona që i kanë blerë kuponët, do t‘i tërheqin paratë më 1 maj. Edhe studentët do t‘i tërheqin nga fundi i prillit deri në mesin e majit.
Prokuroria
"Verbëria politike ka shtyrë prokurorinë të merret me gjykimin e aktit kolektiv". Ky ka qenë komenti i Kryeministrit Berisha lidhur me pyetjen nëse ministri Basha fshihet pas procedurave për çështjen "Durrës-Kukës". "Ministri ka zero implikim personal, çdo gjë është vendim i Këshillit të Ministrave, një prokuror i papërgjegjshëm ndaj ligjit dhe detyrës mori përsipër të gjykojë aktet kolektive, por ato nuk gjykohen. Të jeni të bindur se kjo nuk mund të kapërcehet shumë thjeshtë. As diktaturat nuk e kanë bërë këtë", u shpreh Berisha.
Qëndrimi
Ironizimi për
programin e PS-së
Kryetari i PD-së komentoi dhe ironizoi programin elektoral të Partisë Socialiste. Nuk kanë kaluar as 24 orë nga publikimi i këtij dokumenti nga kreu i opozitës, por Kryeministri Berisha la të kuptojë se ishte në dijeni të përmbajtjes së tij. "Rama lexoi në arkivat e vjetra zgjidhje dhe terma siç ishte sovraniteti ushqimor. Çmimi për sovranitetin ushqimor i është dhënë Shqipërisë në Meksikë aty nga vitet ‘83-‘84. Jo s‘kam një program të atillë, por ky u kthye prapë në të shkuarën", u shpreh Berisha, duke shtuar se sot, këtë term mund ta ketë vetëm Koreja e Veriut. "Ne jemi një treg i hapur, ne kemi mbështetje të prodhimit vendas", u shpreh ai.
Zgjedhjet
Berisha anashkalon
idenë e shtyrjes
Shefi i mazhorancës shmang totalisht idenë e shtyrjes së zgjedhjeve të 28 qershorit dhe dështimin e procesit të pajisjes së qytetarëve pa pasaportë me letërnjoftime.
Sipas tij, nga fundi i majit, të gjithë qytetarët që duan të pajisen me letërnjoftime, do të kenë mundësi ta arrijnë këtë. "Kjo është siguria ime. Me detyrim, jo kujtdo mund t‘ia japësh kartën, sepse jo çdo njeri mund ta sjellësh në votim", sqaroi Berisha. Në fjalën e tij, Kryeministri bëri me dije se "opozita, po të dojë, mund të sjellë ligjin që të detyrojë qytetarët të votojnë. Nëse do të kishte një vendim të tillë që qytetarët të detyroheshin të votonin, atëherë të gjithë do të kishin kartat e tyre".