E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devoll, vonesat rrezikojnë procesin zgjedhor

Rrezikohet procesi i votimit në një komunë të Rrethit të Devollit, për shkak se nuk ka filluar ende pajisja e banorëve me karta identiteti. Asnjë nga 5400 votuesit, që numëron Komuna e Hoçishtit, në Rrethin e Devollit, nuk ka mundur të aplikojë për kartën e re të identitetit, edhe pse zyra e gjendjes civile të kësaj komune është në funksionim të plotë dhe prej kohësh kanë mbërritur të gjitha pajisjet e nevojshme. Shkak i vonesës mësohet të jetë mungesa e një operatori të kualifikuar, pasi personi i ngarkuar me këtë funksion, sipas banorëve të zonës, nuk paraqitet në punë për shkak të largësisë nga zona ku jeton. Dy punonjës të zyrës së gjendjes civile të komunës qëndrojnë në gatishmëri për banorët që vijnë edhe nga fshatra të tjerë, por mungesa e operatorit bën që asnjë banor i saj të mos fillojë procedurat e aplikimit. Ndërsa po afron mesi i muajit prill, ky proces duket tërësisht i vonuar, ndërsa në komuna të tjera puna ecën pak a shumë normalisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›