I dënojnë djemtë për vrasje, babai kërkon rigjykim të çështjes
Një vendim i Gjykatës së Faktit në Berat ka shpallur fajtorë me akuzën e vrasjes me paramendim e bashkëpunim vëllezërit Aleksandër e Ervis Zhulati, të cilët në kohën e kryerjes së krimit të pretenduar kanë qenë 17 dhe 14 vjeç. Ngjarja për të cilën gjykata i ka dënuar ka ndodhur më 24 shtator 1999.
Bëhet fjalë për vrasjen e 24-vjeçarit Arben Grami në Berat. Pas ngjarjes, policia shpalli si autorë të saj vëllezërit Zhulati, të cilët u shpallën në kërkim. Prokuroria plotësoi dosjen dhe gjykata i shpalli fajtorë në mungesë, Aleksandrin, si protagonistin kryesor të ngjarjes, me 25 vjet heqje lirie, si dhe vëllain e tij, Evisin, me 13 vjet burg.
Dy muaj më parë, Interpol Tirana mundësoi ekstradimin nga Turqia të Aleksandër Zhulatit, ndërsa shpalli person në kërkim vëllain e tij, Evis Zhulatin.
Pasi përfundoi në pranga njëri prej djemve, babai, Zoi Zhulati, pretendon se vendimi i dhënë nga Gjykata e Rrethit Berat është i padrejtë. "Gjykata e ka shpallur fajtor Aleksandrin për një akuzë të ngritur në kohën kur djali nuk ka qenë në Shqipëri", thotë Zoi.
Ai ka edhe një dokument me anë të të cilit vërteton se në kohën kur ka ndodhur ngjarja, fëmijët e tij kanë qenë në Turqi, ku jetonin bashkë. I pikëlluar, babai i dy djemve që akuzohen për një krim të rëndë, tregon shkresën me nr. protokolli 7631, e firmosur dhe e vulosur nga Sezai Bagci, drejtor i sigurimit të kufirit, Kapikule, Turqi. Sipas saj, dy djemtë, në ditën kur ka ndodhur krimi, kanë qenë në Turqi, në Stamboll, ku edhe punonin.
Fakti që të dy djemtë kanë qenë në moshë të mitur, njëri 17 dhe tjetri 14 vjeç, bën që babai i tyre të hedhë edhe më shumë dyshime për mospërfshirjen e tyre në këtë ngjarje, për të cilën akuzohen.
Zoi Zhulati kërkon që organet e drejtësisë ta shikojnë edhe një herë këtë çështje, që sipas tij rëndon padrejtësisht mbi dy djemtë e tij. "Djali im është i sëmurë. Policia e trajtoi si terrorist dhe mbushi gazetat me informacione se ishte kapur një kriminel i rrezikshëm. Por ata kanë futur në burg vetëm një të sëmurë, i cili ka nevojë të kurohet", thotë Zoi, i cili thuajse çdo javë udhëton në Tiranë për të bindur autoritetet se djemtë e tij janë të pafajshëm.