Berisha uron Irlandën për ratifikimin e Traktatit
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha, ka përshëndetur ratifikimin e Traktatit të Lisbonës nga Irlanda. Sipas tij, vota pro e qytetarëve të Irlandës, është një inkurajim i madh për shqiptarët dhe Qeverinë shqiptare, për të proceduar me reforma të thella dhe të gjithanshme, për arritjen e standarteve për integrimin e vendit në BE. Kryeministri Berisha i dërguar një mesazh urimi Kryeministrit të Republikës së Irlandës, Z. Brian Coëen, për votën me anë të së cilës qytetarët e Irlandës miratuan në referendum Traktatin e Lisbonës. “Kjo ditë e madhe për vendin tuaj shënon njëkohësisht një fitore historike për mbarë Europën pasi ajo i hap rrugën vazhdimit të procesit jetik të reformimit e modernizimit të mëtejshëm të BE së, për të përballuar sfidat e shekullit të njëzetenjëtë”, shkruan Berisha në urimin e tij. Ai thotë se me votën e tij, kombi mik irlandez dërgoi gjithashtu një mesazh të qartë kundër euroskepticizmit, duke i dhënë një hov të ri ëndrrës dhe përpjekjeve të Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë për rikthim e ribashkim me familjen europiane të vlerave të përbashkëta. Për këtë mesash shqiptarët ju mbeten përherë mirënjohës. Berisha gjithashtu e ftoi Kryeministrin Irlandez për një vizitë zyrtare në Tiranë. (m.a/BalkanWeb)