E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, qëndrat shëndetësore shërbim të dobët

Kalimi i Qëndrave Shëndetësore të pavarura nga komunat në vend përmes një buxheti vetëmenaxhues ka ngjallur shpesh reagimet e pushtetarve lokal. Ky shqetësim është ngritur dhe nga komuna Qelëz në rrethin e Pukës pasi ankesat mbi shërbimin në këto qendra, nga komuniteti kanë qënë të shumta. 

PUKË-Qëndrat shëndetësore që tashmë kanë kaluar si të pavarura nga komunat, në një sistem vetëmenaxhues, kanë krijuar vakum në bashkëpunimin me këto njësi vendore edhe në rrethin e Pukës. Pasi ka ngritur këtë shqetësim në nënprefekturën e rrethit, kryetari i komunës Qelëz, Marash Kola shton se ky mosbashkëpunim lë vend për abuzime me fondet. Kalimi i qëndrave shëndetësore në të pavarura nga komunat në vend, përmes një buxheti vetëmenaxhues ka ngjallur shpesh reagimet e pushtetarëve lokalë, të cilët tashmë nuk kanë asnjë lidhje varësie me institucionet shëndetësore, ndërkohë që janë të shpeshta ankesat e komunitetit mbi shërbimin që ofrojnë këto qëndra. (m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›