E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, nëna braktis djemtë, gjyshja apel për ndihmë

Një nënë 34 vjecare nga rrethi i Korcës braktis dy djemtë e saj për tu larguar në Greqi.Gjyshja e tyre 75 vjecare përmes News 24 bën apel për ndihmë për të gjetur një strehë në shtepinë e femijëve në Tiranë, pasi e ka të pamundur të kujdeset për ta. 

KORCË- Një nënë 34 vjecare, nga fshati Borje i rrethit të Korcës, ka braktisur fëmijët e saj dhe është larguar drejt shtetit grek. Djemtë Petrika 13 vjec dhe Marjoli 11 vjecar kanë mbetur në mëshirë të fatit, në kujdestarinë e gjyshes së tyrë 75 vjecare. E moshuara tregon për News 24, se gjithçka ka nisur rreth 3 vjet më parë, kur djali i saj vdiq nga një sëmundje e rëndë duke i lënë pas 3 fëmijë të vegjël. Drama për fëmijët e mbetur jetim vazhdon, pasi nëna e mbetur e ve, Blerina Bradvica, nuk kujdeset për fëmijët duke u larguar për javë të tëra nga shtëpia. Në këto kushte, nusja një vit më parë vendosi të martohej me një shtetas grek, por pas konflikteve të vazhdueshme kthehet përsëri në fshatin Borje, me dy djemtë dhe vajzën Anxhelina 5 vjece. Kalvari i mundimeve për këta fëmijë nuk ka të sosur, pasi dy javë më parë 34 vjecarja vendos të largohet me vajzën, tek i vëllai në Greqi, duke i braktisur përfundimisht dy djemtë. Ndërsa në pamundësi për tu kujdesur për këta fëmijë, jo vetëm për shkak të kushteve të vështira ekonomike, por edhe për shkak të sëmundjes, gjyshja e tyre 75 vjecare bën apel për ti dërguar djemtë në shtëpinë e fëmijës, në Tiranë. Pas denoncimit të gjyshes, policia dënon me përgjegjësi penale, të braktisjes së fëmijëve, Blerina Bradvicën, ku tashmë është njoftuar edhe policia e shtetit fqinjë për të bërë të mundur riatdhetësimin e 34 vjecares dhe vendosjen e saj përpara drejtësisë. (m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›