Presidenti cek, Klaus sot në Shqipëri me ftesë të Topit
Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Presidenti i Çekisë do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Bashkë me
Presidentin Topi do të marrin pjesë në Forumin e Biznesit shqiptaro-çek.
TIRANE- Presidenti cek Vaslav Klaus viziton sot vendin tonë me ftesë të Presidentit shqiptar Bamir Topi. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Presidenti i Çekisë do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, mes të cilëve Presidentin, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministrin Berisha . Në axhendën e Presidentit Vaçslav Klaus parashikohet gjithashtu dhe pjesëmarrja në ceremoninë e promovimit të librit të shkruar prej tij “Planeti blu nën vargoj të gjelbër”, që do të organizohet nga Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Një tjetër moment i rëndësishëm i vizitës zyrtare të Presidentit çek në Shqipëri është pjesëmarrja bashkë me Presidentin Topi në Forumin e Biznesit shqiptaro-çek.
(s.g/BalkanWeb)