Konsensusi, miratohet edhe Kodi Rrugor

Pas kësaj, brenda tre javëve katër kodet do të kalojnë për miratim në Parlament, kur pritet të jepet edhe vota e deputetëve të Partisë Socialiste.
Vendimmarrja e sotme konsensuale në komisionin e Ligjeve pason atë të një dite më parë në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku palët ranë dakord për kalimin e ndryshimeve në tre kode, atë ajror, detar dhe hekurudhor, bashkë me amendimet që janë bërë në fillim të muajit shtator në këtë komision.
Sipas kalendarit të punimeve parlamentare është parashikuar që disa nga ligjet me 3/5 do të kalojnë në Kuvend brenda tre javëve të ardhshme, ndërsa të tjerat si kodi penal apo 'gjykata administrative', do të përfshihen në kalendarët tre javore me angazhimin që ky proces të përfundojë brenda muajit mars të vitit të ardhshëm. /Start/
2011-11-16 14:36