E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi, Topallit: Po mbani peng mandatin e opozitës

TIRANË- Shqyrtimi dhe plotësimi i mandatit të PS-së pas tërheqjes së ish deputetes Rudina Seseri dhe plotesimi i vendeve vakante ne Autoritetin e Konkurrences është bërë shkak për debat mes kryeparlamentares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kreut të grupit të PS-së, Gramoz Ruci.

Po mbani peng vendin vakant të një deputeti të opozitës për 4 muaj me radhë, pa asnjë arsye në kundërshtim të plotë me kushtetutën dhe tani vini e lexonin nenet për të interpretuar se kur është për projektligj dhe kur është për emërim, rastet janë të njësojtë. Grupet të kenë kohën që të diskutojnë për të mbajtur një qëndrim dhe këtë veprim. U  kujtoj që është Autoriteti i Konkurrencës, ish zëvendësministrja e brendshme bëhet kandidate për atë mandat që ka pasur opozita- tha Ruci.

Pas kësaj ka reaguar Topalli, duke kërkuar që të caktohet ora për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ditën e hënë, edhe me konsensusin e kreut të grupit të PD-së, Astrit Patozi.

Sa për debatin për plotësimin e vendeve vakante në Autoritetin e Konkurrencës, krerët e grupeve e dinë për vendet vakante që janë në institucionet e pavarura. Kanë pasur dhe dokumentet mbi cdo rast dhe në fakt kam pritur propozimet nga palët, që në fakt kanë munguar dhe para pak ditësh kanë ardhur nga maxhoranca. Kohe keni pasur sa të doni- tha Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›