UKT: Institucionet shtetërore, 1.8 milionë dollarë borxh
Institucionet shtetërore i kanë borxh Ujësjellësit të Tiranës 1.8 milionë dollarë.
Sipas Ujësjellësit, institucionet shtetërore janë debitorët më të mëdhenj ndaj kësaj ndërmarrjeje.
97 institucione buxhetore dhe jobuxhetore nuk kanë shlyer detyrimet ndaj UKT-së, me një shumë që arrin në 1.8 milionë dollarë.
Sipas UKT-së, rezulton se 13 komuna dhe bashki në Tiranë janë debitorë me 500 mijë dollarë, ku 5 prej tyre kanë edhe borxhin më të lartë.
Në njoftimin e saj, UKT kërkon shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve nga institucionet debitore, në të kundërt do të përballen me ligjin dhe ndërprerjen e furnizmit me ujë. / G.N.