E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama feston ditëlindjen e parë si kryeministër

Buqeta me lule dhe mesazhe urimi për Ramën, mbushi dje 49 vjeç

ditelindja e ramesDita e djeshme për kreun e PS-së, ishte një ditë e veçantë pasi festonte 49 vjetorin e lindjes, i cili ndryshe nga herët e tjera e gjen atë si kryeministër të ardhshëm të vendit. Me dhjetëra urime, buqeta me lule por edhe kartolina kanë mbërritur dje në zyrën e Ramës nga stafi por edhe mbështetës të tij. Vetë Edi Rama ka vendosur të mos i lërë mënjanë impenjimet e tij politike dhe është shfaqur në zyrë herët në mëngjes, por si rrallë herë në selinë e PS kishte aromë feste. Buqetat me lule janë dërguar herët në mëngjes, nga miq, kolegë por edhe simpatizantë të thjeshtë, të cilët nuk kanë nguruar as të presin për një kohë të gjatë në ambientet e kësaj force politike për tu ngjitur më pas lart në zyrën e Edi Ramës për ti dhënë nga afër urimet. Por surpriza e vërtetë i ishte përgatitur nga stafi i PS. Në këtë festë nuk mungoi as simboli i një festë ditëlindje, torta e purpurt, për të cilën kishin menduar të rinjtë e FRESSH.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›