E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimet me barna deri në 1 milion euro

Grupet e kontrollit kanë zbuluar abuzime me barnat që shkojnë deri në 1 milion euro. Në afera të tilla janë përfshirë shumë pavione.

"Janë gjetur një sasi medikamentesh të fshehura te shërbimi i Onkologjisë. Është bërë bazë edhe për lëvizje të drejtësisë. Po kështu janë vërejtur shumë mangësi në lidhje me medikamente të skaduara, të ruajtura, apo të pa asgjësuara në kohën e duhur dhe të mbajtura në pavione në të cilat mund të abuzohet. Janë vërejtur medikamente që janë blerë pa destinacion, që do të thotë se kush ka bërë shkelje, kush nuk ka administruar medikamente sipas rregullores, do të mbajë përgjegjësi, qoftë administrative, qoftë penale", deklaroi sot drejtori i Politikave Shëndetësore Pëllumb Pipero. Ai shtoi se kontrollet po vijojnë ende.

                                                                                             2011-10-27 17:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›