E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha vizitë në Hungari

• Kryeministri Sali Berisha udhëtoi dje menjëherë pas mbledhjes së grupit të PD-së, për një vizitë dyditore në Hungari me ftesë të Kryeministrit, Ferenc Gyurcsany.Fillimisht, Kryeministri do të vendosë një kurorë me lule në monumentin e heronjve, në sheshin e  Heronjve, në Budapest. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të zhvillojë takime me personalitete të larta hungareze. Kryeministri Berisha do të takohet dhe ketë bisedime me homologun e tij Gyurcsany, të cilat do të përqendrohen në marrëdhëniet dypalëshe, aspiratat e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO, bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, si dhe zhvillimet në rajon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›