E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza bardheblu, dorëhiqet Muça

• Shkëlqim Muça ka dhënë dorëheqjen nga posti i shefit të klubit Tirana dje në mesditë, duke thelluar krizën që ka kapluar klubin bardheblu.Fatjon Kodra Humbja 4-1 në derbi me Partizanin ka bërë që kampionët të përballen me polemika brenda familjes, por ndërkohë Muça deklaron se dorëheqja e tij nuk ka të bëjë me situatën aktuale. Ish-shefi i klubit tha se Tirana po shkon drejt privatizimit dhe se duke qenë njeri i afërt me donatorin Agron Papuli, ai do të ishte në konflikt interesi në atë post. “Unë kam përgjegjësitë e mia si çdo drejtues për këtë gjendje jo të zakonshme”, tha ish-sekretari i KF Tirana, Shkëlqim Muça, në konferencën për shtyp, pas zyrtarizmit të dorëheqjes së tij nga funksioni administrativ i kampioneve. “Është një vendim që e kam marrë personalisht dhe i pa ndikuar nga askush. Është një vendim në një situatë jo të zakonshme për klubin, por e them me plot bindje se nuk është një vendim i marrë nga kjo situatë. Arsyeja kryesore nuk ka të bëjë me rezultatet. Te Tirana ka filluar një proces transformimi i klubit, që ka të bëjë me shndërrimin në një shoqëri aksionere për ta çuar më pas drejt privatizimit, vijon Muça. Unë jam pjesë e këtij procesi duke qenë drejtues. Siç e dini, unë brenda këtyre njerëzve (donatorëve) që po merren me këtë zhvillim, kam njerëz të familjes sime (Muça është baxhanaku i donatorit Agron Papuli). Për të shmangur të gjitha aludimet dhe për ta bërë sa më transparent procesin, për të mos aluduar edhe njerëzit për njëanshmëri, që të mos ekzistojë edhe konflikti i interesave mendova si zgjidhjen më të mirë dorëheqjen”, u shpreh ish-shefi i klubit. Ish-trajneri nuk harron të falënderojë edhe donatorët e Tiranës, që e kanë mbështetur në punën e tij: “Dua të falënderoj donatorët e Tiranës, gjithë stafin, futbollistët, me të cilët kemi punuar gjatë këtyre viteve, shumë të bukura për mua në drejtim, pasi kemi fituar shumë trofe. Nuk ka qenë merita vetëm e imja, por e të gjithëve, donatorëve, futbollistëve, stafeve të ndryshme që kanë drejtuar”, thotë më tej Muça.Pengu i madhNë fund, Shkëlqim Muça ka edhe një peng të vogël për periudhën që ka qenë pjesë e stafit drejtues të klubit të Tiranës: “Jam munduar të bëj shumë për klubin e Tiranës, të kishim një infrastrukturë sa më të mirë. Pastaj, do të doja të bënim edhe një stadium modern. Do të vazhdoj të kontribuoj për klubin e Tiranës, sa herë të më kërkohet. Ishte një vendim i vështirë për mua, por e mora me ndërgjegje të plotë”, përfundoi Muça.Aludimet Shkëlqim Muça, i lidhur me klubin e Tiranës, qysh në moshën 14-15 vjeç, lëshon diagonalisht edhe një akuzë. “Ka pasur aludime kohët e fundit, të cilat i kam dëgjuar shpesh nëpër media, edhe pse ato në të vërtetë nuk janë zyrtare dhe nuk vinin nga brenda klubit. Aludimet në media pohonin sikur unë jam për njëanshmëri dhe për të favorizuar njerëzit e familjes sime. Është një periudhë që unë të jem sa më i qetë. Për këtë arsye dhashë dorëheqjen”. debatetMarrëdhëniet e ndera të sekretarit Muça me katërshen e donatorëve nisën të bëhen publike menjëherë pas shkarkimit të trajnerit Astrit Hafizi, pas barazimit me Elbasanin 2-2. I akuzuar për strategji të gabuar në merkato: largimin e katër lojtarëve titullarë që fituan titullin (Allmuça, Abraham, Pisha, Sinani) e rekrutimin e lojtarëve që nuk arritën të përshtateshin me grupin, Muça s’ka mundur t’i bëjë ballë presionit për dorëheqje.E ardhmja Muça është i sigurt në faktin se ai do të mbetet gjithmonë mik me këta drejtues edhe pas dorëheqjes: “Të gjithë do të mbeten miq për mua. Jam gati të kontribuoj me të gjitha forcat për Tiranën. Jam gjithmonë gati për të. E përsëris ishte një vendim i vështirë për mua, pro tani që e morra jam shumë i qetë”. Në fund edhe një ftesë për klubet shqiptare që kërkojnë një trajner: Sërish trajner? Pse jo, ende jam i ri”, përfundoi Muça.shigjetimiIsh-sekretari bardheblu gjithsesi ka lëshuar edhe një shigjetë, goxha të helmatisur: “Donatorët, këta njerëz që investojnë jo pak, por duhet të rrisin profesionalizmin e tyre që punët të shkojnë sa më mirë. Dëshiroj që këta njerëz që investojnë prej vitesh shuma të mëdha të bëhen pronarë të ardhshëm të klubit”, tha Muça. Tirana është shfaqur e shpërfytyruar në lojë, pa organizim në drejtim, e dështuar në merkato.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›