Berisha, vizitë të shpejtë në Gjermani
Me ftesë të Kancelares gjermane Anxhela Merkel, Kryeministri Sali Berisha shumë shpejt do të realizojë një vizitë në Gjermani.
Kryeministri Berisha priti dje një delegacion të fondacionit të mirënjohur gjerman “Konrad Adenauer”, i përfaqësuar nga drejtori për Evropën dhe Amerikën e Veriut, të këtij fondacioni, dr. Tomas Kunce. Z. Kunce theksoi se po e presin me kënaqësi të veçantë vizitën e Kryeministrit Berisha në Gjermani dhe takimin që ai do të ketë me Kancelaren Merkel, si një ngjarje të rëndësishme që do t’i forcojë edhe më tej marrëdhëniet midis dy qeverive dhe të dy vendeve. Kryeministri Sali Berisha vlerësoi të hënën rolin e rëndësishëm që fondacioni “Konrad Adenauer” ka dhënë në transformimin dhe në forcimin e institucioneve demokratike në Shqipëri dhe në rajonin e Evropës Juglindore. Gjatë takimit, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme dhe të pakursyer që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë, duke e renditur Shqipërinë në vendin e parë në botë, për sa i përket ndihmës për frymë që jep Gjermania. Kreu i qeverisë informoi mbi reformat e ndërmarra dhe arritjet e qeverisë shqiptare, në fushat e luftës kundër krimit, korrupsionit, krijimit të klimës së favorshme për biznesin, zhvillimin ekonomik me ritme të shpejta, si dhe sjelljen e Shqipërisë në moshën dixhitale. "Shqipëria është një vend me potenciale të mëdha dhe investitorët gjermanë do të gjejnë mbështetjen maksimale për investimet e tyre në Shqipëri", - tha Kryeministri Berisha. Duke shprehur vlerësimin për arritjet e mëdha të qeverisë shqiptare gjatë kësaj periudhe trevjeçare, z. Kunce shprehu gatishmërinë e fondacionit “Konrad Adenauer” për të intensifikuar aktivitetin e tyre në Shqipëri dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin me qeverinë shqiptare në shumë fusha. "Gjatë këtyre viteve të fundit Shqipëria është shndërruar tërësisht dhe gjithnjë e më shumë ofron pamjen e një vendi perëndimor, prandaj ne dëshirojmë të jemi shumë më aktivë në vendin tuaj", - u shpreh z. Kunce.