Titujt e pronësisë, çfarë do të verifikojë komisioni “Pollo”
Procesi i verifikimit të titujve të pronësisë do të prekë edhe përdoruesit e tokave bujqësore brenda vijave kufizuese të qyteteve, fshatrave ose qendrave urbane. Bëhet fjalë për ata që disponojnë aktet e marrjes së tokës në përdorim, të lëshuara deri në fund të muajit shkurt të vitit 1996. Kjo kategori përdoruesish të tokës bujqësore do të kompensohet me truall në zonat urbane, në çastin që toka e tyre do të kalojë për kompensimin fizik të subjekteve të shpronësuara ose për ndërtime publike. Sipas draftit të qeverisë, kompensimi në truall do të bëhet në dy variante. Në rast se familjet janë me mbi 6 pjesëtarë, sipërfaqja e truallit që do të jepet për kompensim do të jetë deri në 500 m2 dhe në rast se për familjet me më pak pjesëtarë, do të zbritet 100 m2 për çdo pjesëtar më pak.
Do të jetë komisioni “Pollo” ai që në fillim të muajit shtator do të procedojë me riverifikimin e titujve të pronësisë në bazë të dispozitave të ligjit të miratuar në seancën e fundit plenare të sesionit të kaluar. Ky komision do të drejtohet nga zëvendëskryeministri Genc Pollo dhe vendimi për ngritjen e tij u mor në një nga mbledhjet e fundit të Këshillit të Ministrave. Ligji i qeverisë parashikon rishqyrtimin nga e para të të gjithë titujve të pronësisë të dhënë që nga viti 1991 edhe sipas ligjit 7501. Ai përfshin të gjitha sipërfaqet e tokave bujqësore, të administruara nga ish-ndërmarrjet bujqësore dhe institucionet e tjera shtetërore, e që më pas janë ndarë nga Ministria së Bujqësisë në fshatra deri në datën 30.4.1998. Në bazë të tij, titujt e lëshuar që nga 1.8.1991, por që nuk figurojnë në hipotekë si tokë bujqësore, do të anulohen, pasi ato llogariten si pyje, livadhe, kullota, tokë pyjore etj. Në rast se titulli i pronësisë mbi tokën është lëshuar në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe nuk preken interesat e ligjshme të personave të tretë, zotëruesi i saj mund ta ligjërojë pronësinë duke e paguar atë sipas vlerës së tregut, të miratuar në hartën e çmimeve të Agjencisë së Pronave. Por, në rast se mbajtësi refuzon ligjërimin e këtij titulli duke paguar për tokën që ka zënë, komisioni e kthen në të pavlefshëm titullin që zotëron. Nga ana tjetër Kryeministri Sali Berisha pohoi para pak ditësh se qeveria nuk do të bëjë më asnjë ndryshim në ligjin për pronat, pavarësisht se ka kundërshtime për zonën bregdetare të vendit. Kryeministri Sali Berisha ka siguruar pronarët se qeveria do bëjë çdo përpjekje që procesi i kthimit të pronave të përfundojë në mënyrë sa më transparente dhe efiçente. Por sipas tij, askush nuk mund të pretendojë për një ligj të veçantë vetëm për zonat bregdetare. Njëherësh, ai përsëriti qëndrimin se ligji 7501 për tokën nuk mund të abrogohet. Në një nga takimet në jug të vendit, Berisha theksoi: “Duhet të jeni të sigurt që ligji 7501 nuk mund të abrogohet sepse nuk mund të bëhen dy ligje, një ligj për bregun dhe tjetër për në zonat e tjera. Ju duhet të dini se çdo padrejtësie të bërë duke keqpërdorur një ligj, i jepet përgjigje dhe zgjidhje me ligjin që sapo ka kaluar në Parlament”.