Berisha vizitë zyrtare dyditore në Itali
Gjatë qëndrimit në vendin fqinj, Berisha do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit italian, duke veçuar këtu takimin me kryeministrin e Italisë, Silvio Berluskoni, me të cilin do të nënshkruaj edhe disa marrëveshje. Gjithashtu, Berisha të jetë i pranishëm në një konferencë ndërkombëtare që organizon Ministria e Ekonomisë së Italisë në Verona, si i ftuar nderi.