E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha internoi mjekët

Akuza

Partia Socialiste reagoi dje pas zbulimit të një varri masiv në Dajt, që dyshohet se është vepër gjatë diktaturës komuniste. Ermonela Felaj, deputetja e kësaj partie, tha se PS bie dakord me Berishën, se ata që kanë kryer krime gjatë kësaj kohe, duhet të largohen nga jeta publike, por nga ana tjetër ajo kërkoi sqarime nga Berisha që të thotë të vërtetën për dy mjekët që ai ka internuar. “Jam shumë dakord me ata që thonë se kush ka kryer krime në të shkuarën, duhet të largohet nga jeta publike, prandaj kam një pyetje për Sali Berishën: A nuk është koha zoti Sali, që shqiptarët ta dinë të vërtetën e internimit të dy mjekëve të pafajshëm, burrë e grua, që ju personalisht, si sekretar i partisë së Enver Hoxhës, i persekutuat deri sa përfunduan në kamionin e Degës së Brendshme me gjithë plaçkat e shtëpisë?!”, tha Felaj.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›