E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të linjës 110 kilovolt

 Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Sali Berisha u shpreh se ndërtimi i kësaj linje përmirëson gjendjen e furnizimit me energji të zonës kryesore turistike të vendit. Berisha vlerësoi financimin e Bankës Gjermane për Zhvillim, si për projektin për linjën unazore 110 kilovolt që ka një faturë prej 500 mijë euro ashtu edhe për zbatimin e projektit që ka një faturë prej 37 milionë euro.  Sipas Kryeministrit, "kjo përbën investimin e dytë madhor që qeveria ka bërë pas ristrukturimit të plotë të Bistrica 1 dhe Bistrica 2, për të përmirësuar gjendjen e furnizimit me energji të zonës kryesore turistike të vendit, nga Vlora në Sarandë". Këshilli i Ministrave miratoi sot edhe marrëveshjen për "Bashkëpunimin në lidhje me informacionin atomik". Kryeministri theksoi se "po zhvillohet gjithnjë e më shumë infrastruktura ligjore e ndërtimit në një të ardhme të caktuar, apo e përdorimit nga shqiptarët e energjisë bërthamore për qëllime paqësore dhe në interes të zhvillimit të vendit".                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›