E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Kosova është vlerësuar si storie e suksesit

Thaçi ka pohuar se ka siguruar GND-në për vazhdimin e zbatimit të reformave demokratike në vend, të cilat do të çojnë komunitetin ndërkombëtar në një vlerësim pozitiv në Raportin e ardhshëm të Progresit për Kosovën.“Nga takimi i Vjenës morëm përkrahjen për hapat e përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të institucioneve ndërkombëtare për qasjen integruese në Veri , pra për sundimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe në të njëjtën kohë për organizimin e zgjedhjeve për tri komunat dhe zbatimin e planit socio-ekonomik për veriun e Mitrovicës”, tha kryeministri Thaçi, duke shtuar se është prezantuar edhe zhvillimi ekonomik i Kosovës.“Kam shprehur zotimin për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të hapjes së bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me vendet e rajonit si dhe gatishmërinë e Prishtinës, për vullnetin e mirë të bashkëpunimit për çështjet konkrete sipas vlerave evropiane edhe me shtetin e Serbisë”, ka thënë Thaçi dhe ka shtuar se Kosova në Vjenë është vlerësuar si storie e suksesit të plotë gjatë këtyre dy viteve.Sipas kryeministrit, në veçanti hapat e suksesshëm që janë bërë në këtë fillimvit pranohen nga të gjithë edhe si mbështetje e fuqishme për perspektivën evropiane si dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›