E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodranët, feste në konvikt

Qindra banore te zonave te përmbytura te Shkodres do ta kalojnë natën e ndërrimit te viteve ne konviktet ku janë strehuar pasi shtëpitë e tyre janë te shkatërruara. Ne konviktin e shkollës Pyjore janë strehuar 60 familje prej afro një muaji. Bujar Muca, banor i lagjes Tophane, thotë se do dëshironte qe ta festonte vitin e ri ne banesën e tij, por kjo është e pamundur. Me fëmijët e strehuar ne konvikt ne Shkoder ka festuar edhe kryeministri Berisha me bashkëshorten e tij. Bashke me urimet për vitin e ri shefi i qeverise garantoi se dëmet e shkaktuara nga përmbytja do të rikuperohen sa më shpejt dhe se ne vitin 2011 do te realizohen projektet e mëdha për shkollat dhe kopshtet e fëmijëve për Shkodrën e mbarë vendin. "Ju uroj të gjithë fëmijëve të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë, një vit të mbarë, një vit siç e meritojnë ata me ëndrrat me shpirtin, me zemrën e tyre, por unë dua të shpreh gjithashtu nderimin tim më të thellë për të gjithë qytetarët e Shkodrës dhe të zonave të tjera të përmbytura," u shpreh ai. Nga Shkodra, Z. Berisha ka udhëtuar për te ndare momente gëzimi edhe ne shtëpinë e të moshuarve në Kavajë. Ai ishte i shoqëruar edhe nga mbesat e tij ne këtë vizite. Kryeministri i siguroi pensionistet qe jetojnë ne azile se vëmendja e qeverisë do të jetë e plotë ndaj çdo problematike ne funksion te përmirësimit te kushteve.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›