E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha viziton Pallatin Veror Perandorak në Pekin

Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot pallatin veror perandorak në Pekin, një nga rezidencat më të mëdha dhe më me famë në botë. Zyra e shtypit pranë qeverisë bëri të ditur se, në kuadër të vizitës që po zhvillon në Kinë, Kryeministri u ndal sot në këtë pallat që përfaqëson shembullin më të jashtëzakonshëm të artit tradicional kinez. Në vitin 1998, ai u klasifikua si një nga sitet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Pallati veror, në thelb, është një muze i kopshteve tradicionale kineze, një ndërthurrje e bimëve, gurëve, ujërave, kalldrëmeve etj. Ai zë një sipërfaqe prej 726 000 metra katror, tre të katërtat e të cilave janë ujë dhe përbëhet nga mbi 3 000 struktura, që përfshijnë pavione, kulla, ura dhe korridore. I ndërtuar nën dinastinë Jin (1115-1234), në periudhën e mbretërimit të mëpasshëm të perandorëve, pallatit iu bënë zgjerime të mëtejshme. Gjatë dinastisë Qing, pallati u shndërrua në rezidencën verore për familjen dhe oborrin perandorak. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›