PD, hetim parlamentar për t’u kthyer tiranasve planin e qytetit të tyre, të marrë peng nga Edvini

Partia Demokratike e ka etiketuar kreun e bashkisë së Tiranës si një mashtrues ordiner sa i përket deklarimeve të tij në lidhje me planin urbanistik të Tiranës. Sipas Partisë Demokratike do të jketë komisioni parlamnetar i cili do ua kthejë qytetarëve këtë plan. Po ashtu Partia Demokratike denoncoi sot publikisht pazarlliqet e Ramës me Koçot dhe Dulakët. "Z. Rama vazhdon të mbajë peng dhe të mos paraqes për miratim, Planin e Përgjithëshëm Urbanistik të Tiranës dhe të mashtroj me cinizëm dhe gjakftotësi mbarë qytetarët e Kryeqytetit se ai e ka dorëzuar atë në këshillin e Bashkisë.Në të vërtetë ky është vetëm mashtrim i Z.Rama dhe Shalsve të tij pasi ai nuk e ka dorëzuar planin por e mban në zyrën e vet, ndërkohë që këshillit i ka nisur vetëm një zhgarravinë si segment të planit që ai e mban sikur ta ketë plackë personale.Edi Rama nuk e dorëzon dot planin sepse ai është ndërtuar tërësisht në funksion të Kocos dhe Dulakut, të cilëve u ka dhënë dhjetra hektarë troje edhe nga toka publike për të ndërtuar së bashku me ta pallate 18 katëshe si në hyrjen e Tiranës ashtu dhe në disa zona të tjera të kryeqytetit.Rama mashtron me Shalsin e tij qytetarët e Tiranës sepse ai që shet cdo leje ndërtimi në trojet e tyre me 250.000 Euro e gjer në 2 kate, nuk mund të dorëzojë planin pasi politika e tij e re e ryshfetit dhe gjobave me troje do të merrte fund.Ai nuk e dorëzon dot planin rregullues të Tiranës sepse me këtë gjë ai nuk do të mundej që në një mbledhje të vetme të miratonte 19 leje ndërtimi sic bëri në mbledhjen e fundit.Rama nuk mund të dorëzojë planin pasi për të kënaqur KocoDulakët e tij ka shëndrruar në beton zona të tëra të parashikuara për sipërfaqe të gjelbërta. PD shreh bindjen se komisioni parlamentar do tu rikthej tiranasve planin e qytetit të tyre" thuhet në deklaratën e sotme të Partisë Demokratike, të cilën po e japim të plotë edhe për lexuesit tanë në internet.
...